“Nënshtrimi ndaj Vuçiqit”, Armend Muja tregon çka pritet në Kosovë në javët në vazhdim

Aktuale

“Nënshtrimi ndaj Vuçiqit”, Armend Muja tregon çka pritet në Kosovë në javët në vazhdim

Nga: A.Zh Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:14
Armend Muja

Analisti i çështjeve politike Armend Muja, ka folur pas deklaratës së emisarit të BE-së Miroslav Lajçak, që Kosova të ndryshojë Kushtetutën, për të lejuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Muja ka thënë se kjo kërkesë e Lajçakut, është bërë për të akomoduar pretendimet territoriale të presidentit serbe Aleksandar Vuçiq - krijimin e një mini-Serbie në Kosovë, përcjell Bota sot.

Analisti ka theksuar se në javët në vazhdim, pritet që nënshtrimi ndaj Vuçiqit të na shitet si “rikthim në familjen euro-atlantike”.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të lejojë idetë “arkaike” të Vuçiqit për Kosovën.

Postimi i plotë i Mujës në Facebook:

Ndryshimi i Kushtetutës: Lajçak propozon ndryshim të Kushtetutës për të akomoduar pretendimet territoriale të Vuçiq - krijimin e një mini-Serbie në Kosovë në mënyrë që Kosova të shantazhohet deri në dështim alla Putin.

Në javët në vazhdim presim që nënshtrimi ndaj Vuçiqit të na shitet si ‘rikthim në familjen euro-atlantike’ ndërsa shoqëria të ndahet në ‘pro-evropian/anti-evropian’.

Klasa permanente politike e Kosovës përfiton një tweet se si ‘Albin Kurti është anti-evropian’ dhe përkrahjen e BE-së për zgjidhjen e Presidentit.

Kosova natyrisht duhet t’i thotë JO ideve arkaike të Vuçiq për Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat