Osmani bën thirrje të respektohen masat pasi Covid-19 nuk ka përfunduar

Aktuale

Osmani bën thirrje të respektohen masat pasi Covid-19 nuk ka përfunduar

Nga: A.SH Më: 17 tetor 2020 Në ora: 22:47
Vjosa Osmani

Ditët e fundit janë shtuar numri i rasteve të prekur me Covid-19.

Për këtë rast, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje që të respektohen masat pasqë Covid-19 nuk ka përfunduar ende.

“Ta mbajmë maskën, higjienën e distancën fizike edhe atëherë kur ndihemi të lodhur nga e gjithë kjo që po ndodhë, e edhe atëherë kur na mungojnë përqafimet e më të dashurve”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi në Facebook:

Beteja jonë me COVID-19 nuk ka përfunduar dhe këta muaj rritet rreziku siç po dëshmohet me rritjen e numrave të të infektuarve. Por, siç kam theksuar gjithmonë, prapa secilit nga këta numra qëndron një histori, një familje, dhimbje e frikë, përballje me shumë sfida. Prandaj, kujdesi ynë ndaj shëndetit tani është edhe më i rëndësishëm. Dhimbja jonë mund të rritet ditë pas dite, ashtu siç po rriten numrat, në qoftë se nuk tregojmë kujdes të shtuar.

Pra, ta mbajmë maskën, higjienën e distancën fizike edhe atëherë kur ndihemi të lodhur nga e gjithë kjo që po ndodhë, e edhe atëherë kur na mungojnë përqafimet e më të dashurve.

COVID-19 është kudo përreth nesh. Kemi nevojë të mobilizohemi me një zë që ta zvogëlojmë dhimbjen, t'i zvogëlojmë vuajtjet dhe ta rrisim shpresën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat