Ky është paralajmërimi i Halil Gecit për vrasësit e Dajakut dhe Kastratit

Aktuale

Ky është paralajmërimi i Halil Gecit për vrasësit e Dajakut dhe Kastratit

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:39
Halil Geci

Sot shënon 19 vjetori i atentatit ku mbeti i vrarë ish truproja e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Besim Dajaku dhe gazetari i “Bota sot”, Bekim Kastrati, si dhe mbeti i plagosur rëndë ish deputeti i LDK-së, Gani Geci.

Për këtë atentat ka reaguar edhe Halil Geci.

Geci thotë se, ata që ia kthyen pushkën luftëtarëve të lirisë dhe lanë fëmijët jetim, e nuset e reja i kthyen në gjini, iu besuan komunikatave të Bahnhofit.

Geci shkruan në Facebook, se bishtnimi me drejtësinë nuk do ti shpëton duke shtuar se do t’i përgjigjen me “Lahutë të Malësisë”.

Postimi i plotë:

Besim Dajaku, dhe ti Bekim Kastrati, dhe ju që jeni murosur e skalitur në këtë gurë lapidari, ata që ua kthyen pushkën mbi juve o luftëtarët e lirisë, dhe lanë fëmijë jetim, e nuset e reja i kthyet në gjini pa asnjë arsye, duke ju besuar komunikatave të banhofit.

Le ta dinë mirë urdhërdhënësit se ne nuk kemi harruar ju shtyrësit e vrasjeve dhe ata që dhanë para, për ti vrarë shokët tonë, më mirë ju bie ta tregoni rastin publikisht para gjykatës speciale të cilës duhet të përgjigjeni se bashku me komunikatat e banhofeve, më mirë se sa të bishtnoni drejtësisë, dijeni mirë se bishtnimi i drejtësisë nuk ju ndihmon, bishtnimit të drejtësisë do ti përgjigjemi me “LAHUT TË MALSISË”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat