Miftaraj: Isa Mustafa punët e pista po i kryen përmes Avdullah Hotit

Aktuale

Miftaraj: Isa Mustafa punët e pista po i kryen përmes Avdullah Hotit

Nga: A.Morina Më: 19 tetor 2020 Në ora: 17:12
Isa Mustafa

Paraditen e së hënës, në raportin e monitorimit të EULEX-it, rekomandohej fuqizimi i Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës, pasdite kryeministri Abdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka marrë vendim që ta shuajë në tërësi këtë Task-forcë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Ehat Miftara, nga Instituti i Kosovë për Drejtësi i cili përmes një postimi në facebook tha se në këtë vendim ka ndikuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

"Isa Mustafa, punët e tij të pista dhe me I shpëtu bashkëpartiakët nga arrestimi dhe procedurat penale, po i kryen përmes bedelit të quajtur Avdullah Hoti, Kryeministër i Kosovës dhe profesor në Universitetin e Prishtinës", tha Miftaraj, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Në kohë të perandorisë osmane ata që kanë qenë më të pasur, në vend që me shku vet ushtarë kanë pagu bedela, me kry shërbimin ushtarak në vend të tyre.

Isa Mustafa, punët e tij të pista dhe me i shpëtu bashkëpartiakët nga arrestimi dhe procedurat penale, po i kryen përmes bedelit të quajtur Avdullah Hoti, Kryeministër i Kosovës dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat