Deklaratë shokuese: “7 milionë dollarë të fondit “Vendlindja Thërret” nga Dino Asanaj në duar të Hashim Thaçit në SHBA”

Aktuale

Deklaratë shokuese: “7 milionë dollarë të fondit “Vendlindja Thërret” nga Dino Asanaj në duar të Hashim Thaçit në SHBA”

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:55
Dino Asanaj

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka bërë një deklaratë shokuese.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se nesër do të bëj publike shumë çka në lidhje me Dino Asanaj dhe Hashim Thaçin.

Miftaraj thotë se 7 milionë dollarë të fondit “Vendlindja Thërret” janë tretur nga Dino Asanaj në SHBA drejt e në duart e Hashim Thaçit.

Ai në këtë paralajmërim thotë se do të bëjë publike se si u ndërtuar qytetet amerikan i mafies politike në vlerë mbi 120 milionë euro.

Miftari gjithashtu shkruan edhe për Asanaj që sipas tij, nuk kishte shans të dilte i gjallë nga loja ku ishte futur.

Postimi i plotë:

AKM banka e Mafies politike

Nesër mund ta lexoni ku u treten 7 milionë dollarët e fondit “Vendlindja Thërret” në SHBA nga Dino Asanaj deri te dora e Hashim Thaçit, si u ndërtua qyteti Amerikan i mafies politike vlerë mbi 120 milionë euro? Pse i ndjeri Dino Asanaj nuk kishte shansin ma të vogël të dilte i gjallë nga loja e Mafies dhe politikanëve që në fakt ishin bossat e krimit të organizuar, etj, etj...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat