Zemaj: Jemi në proces të blerjes së barnave antiCOVID-19

Aktuale

Zemaj: Jemi në proces të blerjes së barnave antiCOVID-19

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:58
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka pranuar se lista e barnave esenciale nuk i përmbush nevojat aktuale, por tha se do të ketë një angazhim për rishikimin e kësaj liste.

Ai në Prime Time të Kanal 10 ka bërë të ditur se janë në proces të përbashkët me Bashkimin Evropian për sigurimin e barnave nga lista esenciale.

“Me një fjalë është një angazhim permanent dhe është në interes revidimi i listës esenciale. Këto janë barna të kushtueshme dhe ne kemi një proces të përbashkët me BE-në për sigurimin e tyre. Komisioni Evropian kryen prokurimin, ndërsa ne jemi pjesë të saj dhe do të na ndahen aq sa kemi nevojë”, u shpreh Zemaj.

Ai po ashtu tha se janë në proces të blerjes së barnave kundër COVID-19, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar tri viktima dhe 118 raste të reja me koronavirus. Numri total i rasteve pozitive është 17.009, nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat