Kusari-Lila reagon ndaj Qeverisë Hoti: Çfarë Qeverie është kjo, kur as punët bazike nuk i kryen

Aktuale

Kusari-Lila reagon ndaj Qeverisë Hoti: Çfarë Qeverie është kjo, kur as punët bazike nuk i kryen

Nga: A.Morina Më: 20 tetor 2020 Në ora: 12:57
Mimoza Kusari Lila

Sot, Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ka mbajtur mbledhje. 

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se ministrat e Qeverisë Hoti kanë munguar në këtë mbledhje. Ky veprim i ministrave nuk i ka pëlqyer deputetetës së VV-së, e ciila reagoi në facebook duke thënë se nuk e di çfarë qeverie është kjo.

Postimi i plotë

"Ministrat e Qeverisë Hoti nuk e marrin mundin të vijnë në Kuvend as për prezantim të projekligjeve të tyre. Çfarë Qeverie është kjo, kur as punët bazike nuk i kryejnë si duhet e lërë më të pritet ndonjë "arritje historike"", tha Kusari-Lila, përcjell "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat