Rudari: LDK do të vazhdojë të qeverisë me Podujevën, do të fitojmë pa balotazh

Aktuale

Rudari: LDK do të vazhdojë të qeverisë me Podujevën, do të fitojmë pa balotazh

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 18:06
Nexhmi Rudari

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhjet që do të mbahen më 29 nëntor.

“Jemi të gatshëm, të përgatitur… Besojmë se do të vazhdojmë të qeverisim me Podujevën, sikur këto 20 vjet”, është shprehur Rudari.

Sa i përket kundërkandidatëve, Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes dhe Naim Fetahut të PDK-së, ai është shprehur se nuk i sheh si rivalë në garën zgjedhore.

“Asnjërin prej tyre nuk i shoh si kandidat serioz. Të dy kanë qenë aktivistë të LDK-së. Kanë menduar se do ta gjejnë vetën më mirë në subjektet tjera. Nuk ndihem i rrezikuar, jam shumë i sigurt se do të fitojmë pa balotazh”.

Rudari ka thënë se ndër projektet kryesore që di t’i realizojë në mandatin e ri janë përfundimi i sheshit të qytetit dhe kolektori i ujërave të zeza, si dhe ndriçimi publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat