Osmani priti në takim përfaqësues të Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës

Aktuale

Osmani priti në takim përfaqësues të Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 18:59
Pamje nga takimi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës

 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, në takim përfaqësues të Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, në të cilin u diskutuan kërkesat e zjarrfikësve, të cilat nuk janë adresuar prej vitesh të tëra.  

Sindikata e Zjarrfikësve ka bërë të ditur se problemet për ta janë akumuluar që moti, teksa kushtet e punës janë rënduar, statuti juridik i tyre ka mbetur i pazgjidhur.

Zjarrfikësit i thanë kryetares Osmani se janë kategori me nivel të lartë rreziku, porse nuk kompensohen për punën e bërë në ndërrimin e natës, sikurse as rrezikshmëri e as për shujta.   

Nga ana tjetër, kryetarja Osmani ka thënë se vlerëson punën e madhe të zjarrfikësve të Kosovës dhe se i konsideron legjitime kërkesat e tyre. Sipas saj, me buxhetin për vitin 2021 do të kërkojnë t`i adresojnë çështjet e ngritura, specifikisht mbi linjën buxhetore për zjarrfikësit.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat