Ambasadori gjerman në Kosovë e quan të mjerë vendimin e Hotit

Aktuale

Ambasadori gjerman në Kosovë e quan të mjerë vendimin e Hotit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:11
Ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde

Qeveria Hoti e ka shfuqizuar vendimin nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010, i cili vendim kishte themeluar taskë-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë. Lidhur me këtë vendim, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit gjerman, Joern Rohde.

Ai e ka quajtur shfuqizimin e këtij vendimi si shqetëzim serioz.

“Mjerisht, vendimi i Qeverisë për të shpërndarë Task-Forcën Antikorrupsion ngre shqetësime serioze rreth vullnetit politik për të trajtuar çështjet e korrupsionit në mënyrë efektive”, shkruan ambasadori gjerman në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat