Aliu për Mustafën dhe Hotin: Keni pasur të drejtë kur “mini Shengenin” e keni quajtur “Jugosllavi e re”

Aktuale

Aliu për Mustafën dhe Hotin: Keni pasur të drejtë kur “mini Shengenin” e keni quajtur “Jugosllavi e re”

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:16
Liburn Aliu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ua ka përmendur Kryeministrit Avdullah Hoti dhe Kryetarit të LDK-së ato që kishin thënë jo shumë muaj më parë për idenë e bashkëpunimit rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Kemi arrit në pikën që të nënshkruajmë diçka që nuk e dimë çka. Në SHBA është nënshkruar diçka dhe mbetet t’i shohim pasojat e asaj. Edhe atë që po hamendësojmë, po flasim në bazë të deklarimeve të mëhershme të Hotit dhe Mustafës. Po ju pengon ta quajmë marrëveshje e Novi Sadit, ajo në Novi Sad është nënshkruar”.

“Nuk është nënshkruar në Tiranë. Mund ta quajmë edhe “Jugosllavi e re”, por ma mirë ta quajmë Novi Sad, pavarësisht se ju e keni quajtur “Jugosllavi e re””, është shprehur Aliu.

“Keni pasë të drejtë kur e keni quajtur “Jugosllavi e re”. Serbia e ka kufirin më të gjatë me BE-në me këtë “mini Shengen””.

Aliu ka pyetur gjatë interpelancës së Hoti se: “Çfarë ka hequr dorë Serbia në Washington?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat