Vjedhja e 2 milionë eurove, 5 pyetjet për Hykmete Bajramin që duhet dhënë përgjigje

Aktuale

Vjedhja e 2 milionë eurove, 5 pyetjet për Hykmete Bajramin që duhet dhënë përgjigje

Nga: N.Sh Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:37
Hykmete Bajrami

Bekim Salihu nga Instituti GAP e ka komentuar vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shteit.

Pas këtij skandali, Saliu ka parashtruar pesë pyetje për të cilat thotë se duhet të përgjigjet ministrja Hykmete Bajrami.

Sipas tij, kjo që ka ndodhur është turp.

Më poshtë shkrimi më pyetjet e Salihut që përgjigje duhet të jap ministrja Hykmete Bajrami:

Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga buxheti i shtetit nuk duhet reduktuar në vetëm një zyrtar ministrie, pytjet dhe dilemat që shtrohen për cilat Hykmete Bajrami duhet të jap përgjigje janë:

E para: Si u ekzekutuan mjetet në një xhirollogari pa nënshkrime, ekzekutimi i mjeteve mbi 1,000 euro sipas udhëzimeve duhen tri nënshkrime të zyrtarëve të lartë

E dyta: Si e ka autorizuar BQK një transakcion të tillë (nèse nuk ka pasur fletpalosje të nënshkruar)

E treta: Si u kap rasti vetem nè transakcionin e tretë, kur ka ndodhur transakcioni i parë, tri transakcione përnjëherë nuk mund të bëhen, ngase duhet raport për ekzekutim të situacionit.

E katërta: Si u ekzekutuan mjetet për një firmë (projekt) që nuk èshtë i regjistruar në PIP (Programi për Investime Publike)

E pesta dhe kryesorja: Turp

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat