Në Komoran nis stadiumi sintetik, Bedri Nika i LDK-së: Do t’i ketë kapacitetet e mjaftueshme

Aktuale

Në Komoran nis stadiumi sintetik, Bedri Nika i LDK-së: Do t’i ketë kapacitetet e mjaftueshme

Nga: N. H Më: 21 tetor 2020 Në ora: 21:36
Bedri Nika dhe Vlora Dumoshi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vënë gurthemelin e stadiumit sintetik në Komoran, projekt kapital që tejkalon shumën prej gjysmë milioni euro dhe që pritet të përfundojë brenda dy viteve.

Për këtë, ka folur edhe kryetari i degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka mirëpritur me kënaqësinë e veçantë ministren Dumoshi dhe disa miq nga stafi i saj.

Nika shkruan se stadiumi sintetik, do t’i ketë kapacitetet e mjaftueshme që sportdashësit t’i shohin ndeshjet në stadium, t’i përjetojnë rezultatet, suksesin dhe të ndihen komod.

Ja shkrimi i tij:

Sot mirëprita me kënaqësinë e veçantë Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi dhe disa miq nga stafi i saj. Ne, së bashku diskutuam për një gamë të gjërë temash, dhe njëkohësishtë ndihemi të inkurajuar nga vizita e saj në Drenas.

Gjithashtu, bashkë me Vloren vendosëm edhe gurthemelin për ndërtimin e stadiumit sintetik, i cili do t’i ketë kapacitet të mjaftueshëm që sportdashësit t'i shohin ndeshjet në stadium, t’i përjetojnë rezultatet, suksesin dhe të ndihen komod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat