Gërxhaliu shprehet optimist: Besoj se do të kthehen paratë e 2 milionëshit

Aktuale

Gërxhaliu shprehet optimist: Besoj se do të kthehen paratë e 2 milionëshit

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 00:27
Safet Gërxhaliu

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka thënë se Drejtësia do duhej të çonte deri në fund rastin e vjedhjes së 2 milionëve nga Thesari i Shtetit.

Sipas tij, këto hetime madje do duhej të sillnin rezultat dhe të mos mbesin pezull.

“Është e madhe ngarkesa në Ministrisë së Financave, është e pamundur të shikohet çdo shifër e ofruar në tavolinë”.

”Ka qenë e pamundur të mos zbulohet një dukuri e tillë e cila është vërejtur pas nëntë dite prej se ka ndodhur. Nuk dua të besoj që raste të tilla do të përfundojnë me fjalinë hetimet vazhdojnë”.

Gërxhaliu në Edicionin Special të Klan Kosovës ka deklaruar se nuk është nevoja që të largohet nga pozita e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami, pas rastit të 2 milionit që është tërhequr nga Thesari i Shtetit.

“E tërë kjo definitivisht e dëshmon faktin sa është politizuar skena politike në Kosovës, qoftë në mënyrë direkte qoftë në mënyrë indirekte. Nuk është zgjidhje kërkimi i largimit të zonjës Bajrami, është koha kur duhet vërtetë të mendohet ne Vetting, duhet të kthehet besimit i qytetarëve që shteti ligjor funksionon”.

“Ajo çka është më shqetësuese është se çdo gjë po lidhet me vendosjen e militantëve partiak nëpër pozita, ekzistojnë rrjete të krijuara nuk është e lehtë që sot të jetë në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Infrastrukturës për shkak se ka rrjete dhe çdo ministri që ka qenë lënë gjurmë”.

“Në këtë rast nga aspekti politik duhet të kërkohet dorëheqja, ndërsa nga aspekti profesional është vërtetë diçka e tepër, nuk është zgjidhje largimi por ofrimi i zgjidhjes së funksionimit të shtetit dhe llogaridhënies”.

Ai ka theksuar se beson se paratë e larguara do të kthehen në Thesarin e Shtetit.

“Paratë do të kthehen, vet faktin se është involvuar Banka Qendrore dhe ajo e ka raportin e çdo banke komerciale pa marrë parasysh përgjegjësia është e tyre. Unë jam optimist se paratë do të kthehen, informacionet e para janë se një sasi janë në Kosovës dhe një pjesë është bartë në formë të transaksioneve jashtë”, ka thënë Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat