Detaje të reja për vjedhjen në Thesar, Zogaj zbulon kush janë shefat e Grudës

Aktuale

Detaje të reja për vjedhjen në Thesar, Zogaj zbulon kush janë shefat e Grudës

Nga: A.Zh Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:05
Petrit Zogaj

Mbrojtja e zyrtarit të arrestuar të Thesarit të Kosovës Labinot Gruda, i dyshuar për vjedhjen e 2 milionë eurove nga buxheti i shtetit, ka thënë se ai ka punuar vet i 13-ti në zyre.

E publikimin e emrave dhe fotografive të tyre e ka kërkuar Petrit Zogaj, analist politik, përcjell Bota sot.

Zogaj ka thënë se e vetmja mënyrë që të ndalen vjedhjet, është publikimi i emrave dhe fotove të atyre që kanë vjedhur.

Sipas tij, shefa të Grudës, janë shefat e dhomës së dëshmive e vjedhur vite më parë, dhe privatizuesve të tokave të Kosovës.

Reagimi i Zogajt në Facebook:

Labinot Gruda vet i 13 në një ndërmarrje të përbashkët kriminale. Bëjini publik edhe emrat tjerë. Publikojani fotot, të dihen kush janë me emër e fytyrë. Labinoti me shokë i ka vjedhë Kosovës 2 milionë euro, dmth 2 000 000.

E patjetër që Labinot Gruda ka pasë dhe ka shefa. E ata janë: shefat e dhomës së dëshmive e vjedhur vite më parë, janë privatizuesit e tokave të 200 e 300 e 1000 hektarëve. Dmth këta janë shefat e tij. Por, meqë shefat e Labinotit po janë të “pafajshëm,” e vetmja mundësi që me i ndalë ata, është me i bë publike njerëzit që operojnë në emër të tyre. Niveli operativ është ky. Pra, Labinot Gruda e shokët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat