Ekskluzive: Takimi i sotëm Thaçi-Veseli- Haradinaj rezulton me këtë marrëveshje, PDK-ja në qeveri, këto janë detajet

Aktuale

Ekskluzive: Takimi i sotëm Thaçi-Veseli- Haradinaj rezulton me këtë marrëveshje, PDK-ja në qeveri, këto janë detajet

Nga: D.RR Më: 22 tetor 2020 Në ora: 18:08
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Takimi në një lokal të Prishtinës në mëngjes në mes krerëve të PDK-së, AAK-së dhe presidentit Thaçi, ka rezultuar i “suksseshëm” për ta, pasi që është arritur marrëveshja për kahjen e ardhshme të qeverisë së Kosovës dhe postin e presidentit.

Siç merr vesh gazeta “Bota sot” nga burime të saj, Kadri Veseli është pajtuar që PDK-ja t’i ketë 8 ministri në qeverinë Hoti, e gjithashtu edhe postin e zëvendëskryeministrit të cilin e mban AAK-ja.

Kjo e fundit, do të tërhiqet nga qeveria e Kosovës që ta ketë Ramush Haradinajn nga radhët e veta si president të vendit, shkruan “Bota sot”.

Sipas të njëjtave burime, presidenti Thaçi ishte arsyeja kryesore që u arrit kjo marrëveshje.

Gjithashtu mësohet se marrëveshja do të fillojë ‘implementimin’ në momentin kur të vije koha për zgjedhjen e presidentit, qoftë në afatin e fundit në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, qoftë nëse Thaçit i konfirmohet aktakuza më herët./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat