Maliqi: Trump vs. Biden, ky kandidat sërish i pari në sondazhe

Aktuale

Maliqi: Trump vs. Biden, ky kandidat sërish i pari në sondazhe

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 17:53
Agon Maliqi

Analisti Agon Maliqi komentoi debatin e fundit presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden, të cilin e konsideroi të barabartë mes palëve.

Sipas tij, duke pasur një performancë të njëjtë me Biden, Trump nuk ia doli të fitojë përmes debatit një moment të ri për të përmbysur sondazhet të cilat e tregojnë se ai nuk është në pozita favorizuese për t’i fituar zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Për Trump ishte paraqitje më e mirë se debati i shkuar, ku në të parin nuk fitoi asgjë, ishte më i matur, nuk bëri ndërprerje, por edhe Biden e mbajti veten dhe nuk bëri ndonjë gafë në artikulim, në këtë kontekst rezultati i barabartë në debat e dëmton Trumpin pasi anketat e teleshikuesve se kushe fitoi atë reflektojnë sondazhet e përgjithshme të preferencës për zgjedhje 51 me 49 për qind,” – u shpreh Maliqi.

Gazetarja Esmeralda Mulaj e pyeti Maliqin se çfarë opinioni kishte rreth qasjes së rrjedhur në media të Bidenit kundrejt shqiptarëve, qasje e cila u tha se do të ishte më mbështetëse.

“Gjatë administratës së Obamës SHBA-të u tërhoqën politikisht nga Evropa më shumë seç duhej dhe Shqipëria dhe Kosova po i vuajnë pasojat, ndaj kjo shprehje dashamirësie është e mirëseardhur për sa kohë shpresa se ajo do të shoqërohet me angazhim më të madh, të paktën në nivelin e administratës Trump,” – u shpreh Maliqi, i cili më tej e konsideroi të panevojshme mbështetjen publike të ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kundrejt Joe Biden.

Maliqi e konsideroi “ekzibicionizëm” dhe “përpjekje për t’u pozicionuar më mirë” kundrejt administratës amerikane qasjen e Kurtit ndaj fushatës zgjedhore në SHBA, fushatë që sipas tij faktori dhe elektorati shqiptar atje ka shumë pak ndikim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat