Bashkëpunëtori i kolonel Tahir Zemajt, Major Nazif Ramabaja i reagon Ramush Haradinajt: Krimineli i keq kërkon prej popullit të varfër euro

Aktuale

Bashkëpunëtori i kolonel Tahir Zemajt, Major Nazif Ramabaja i reagon Ramush Haradinajt: Krimineli i keq kërkon prej popullit të varfër euro

Nga: N. H Më: 24 tetor 2020 Në ora: 00:06
Ramush Haradinaj

Bashkëpunëtori i afërt i kolonel Tahir Zemajt, major Nazif Ramabaja, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai shprehet i ashpër ndaj Ramush Haradinajt, sa që e quan edhe kriminel.

Ndërsa, e akuzon këtë të fundit se me hajni e ka bërë gjithë pasurinë.

Ky reagim i Ramabajës vije pasi në media është duke qarkulluar një deklaratë e Haradinajt, i cili “kinse” kërkon nga populli mjetet për t’i mbuluar 2 milionët e avulluar nga Thesari i Shtetit.

“Budalla brina nuk ka. Është i llojit të tillë si ti, krimineli keq lyp prej popullit varfër euro, shiti villat tua e shumë çka ke për të shitur ashtu kështu me hajni i keni”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat