Pas arrestimit të Agim Gjocaj në Serbi, Ambasada e Kosovës në Emirate ka një thirrje për qytetarët

Aktuale

Pas arrestimit të Agim Gjocaj në Serbi, Ambasada e Kosovës në Emirate ka një thirrje për qytetarët

Nga: G.B Më: 24 tetor 2020 Në ora: 09:58
Ambasada e Kosovës në Emirate

Ambasada e Kosovës në Emiratet Arabe ka reaguar pas arrestimit të qytetarit të Kosovës, Agim Gjocaj në Serbi, duke kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të shmangin udhëtimin përmes Beogradit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada ka thënë se duke i marrë parasysh rastet e tilla, secili mund të arrestohet në çdo moment nga Serbia, me akuza false.

Ajo ka thënë se tani janë vetëm opsionet përmes Bullgarisë dhe vendeve të Evropës Perëndimore të dhe ato janë të shtrenjta.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Në muajt e fundit si rezultat i Covid-19 është vështirësuar shumë udhëtimi për në Kosovë dhe anasjelltas. Turkish Airlines i ka ndërprerë fluturimet për Emirate, Fly Dubai i ka ndërprerë fluturimet për Shkup dhe tani kanë mbetur vetëm opsionet përmes Bullgarisë dhe vendeve të Europës Perëndimore të udhëtoni e këto e dimë se janë të shtrenjta.

Opsioni i fluturimit përmes Beogradit për të cilin kemi pyetje nga disa qytetarë është më i lirë por arrestimi i djeshëm i qytetarit të Kosovës Agim Gjocaj pastaj i Nezir Mehmetajt dhe ndalje të shumta më herët nga autoritetet Serbe e bën këtë udhëtim të pasigurt. Tashmë është e qartë se secili prej jush në çdo moment mund të arrestohet nga autoritetet Serbe me akuza false. Andaj për sigurinë tuaj ju inkurajojmë të gjeni rrugë alternative. Nëse megjithatë vendosni që të udhëtoni përmes Beogradit ju përkujtojmë se mundësitë tona që të ju ndihmojmë në rast të arrestimit apo problemeve tjera janë tepër të kufizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat