Emëruan anëtarin e LDK-së në krye të bordit të KEK-ut, reagon Vetëvendosje

Aktuale

Emëruan anëtarin e LDK-së në krye të bordit të KEK-ut, reagon Vetëvendosje

Nga: D.RR Më: 24 tetor 2020 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Pas shkarkimit të bordit të KEK-ut, kanë filluar emërimet në bordin e ri, ku një ndër emrat është edhe Musa Misini, anëtar i LDK-së i cili është vendosur si kryesues i bordit.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili ka hedhur kritika për këtë veprim.

Ai ka thënë se po vazhdon kapja e bordeve nga koalicioni i pushtetit, teksa thekson se po mbizotëron një heshtje totale.

Abrashi e quan kthim në normalitetin e vjetër, ku krimi dhe kapja janë diçka e zakonshme.

Postimi i tij i plotë:

Vazhdon kapja e bordeve nga koalicioni i pushtetit, kesaj radhe ne KEK. Natyrisht, anetaret e rinj jane militante aktiv te partive te pushtetit. Deri me tani, asnje reagim, pa buje. Heshtje totale. Cdo gje i kthehet normalitetit te vjeter ku krimi dhe kapja jane dicka e zakonshme.
#QeveriaKoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat