Ish kryeministri Ramush Haradinaj, i ka reaguar për herë të tretë kryeministrit aktual, Avdullah Hotit, lidhur me shuarjen e Task Forcës kundër korrupsionit.
Haradinaj i thotë Hotit se bashkëpartiakët edhe mund t’ju tolerojnë, teksa publikon qëndrimin e shtetit gjerman lidhur me heqjen e saj.
Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave:
“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”.