Kabineti qeveritar i Kosovës të hënën ka vendosur të mbyllë Departamentit Special Anti-Korrupsion brenda Policisë së Kosovës, duke vlerësuar se kjo çështje tash duhet të rregullohet me legjislacionin e funksionimit të Këshillit Prokurorial dhe se mandate I EULEX-it, tashmë është ndryshuar.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të mërkurën në një konferencë për media tha se në kohën kur është marrë vendimi për themelimin e këtij departamenti, ka qenë vendim anti-kushtetues.
Në lidhje me shuarjen e këti departamenti nuk është pajtuar kreu I AAK-së, Ramush Haradinaj I cili vazhdon të ketë reagime.
Hetuesit e Task-Forcës kundërkorrupsion kishin iniciuar hetim preliminar për tre tenderë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të nënshkruar nga ministri Agim Veliu. Këto veprime i kishin ndërmarrë në koordinim me një prokuror të Prokurorisë Speciale.
E në lidhje me këtë shuarje të këtij departamenti të cilit kanë qenë në hetim të tenderëve të Veliut, analisti politike, Petrit Zogaj u shpreh përmes një shkrimi në facebok që ky vendim nga qeveria Hoti vjen pikërisht për shkak të këtyre tenderëve të Veliut.
Zogaj shprehët që 2020 Agim Veliut i ka shku diçka përfekt sepse prokuroria ka nis hetime kundër tij dhe Hoti ka shpërbërë prokurorinë dhe Veliu mbetët i pastërt, transmeton "Bota sot".
Postimi i plotë
Lajme nga Qeveria Hoti:
Agim Veliu/Ministria e Brendshme nën hetime nga Task Forca Kundër Korrupsion, Qeveria Hoti merr vendim që ta shpërbëjë këtë mekanizëm.
2020 Agim Veliut i ka shku diçka përfekt.
Shumë e thjeshtë, nëse prokuroria nis hetime kundër teje, shpërbëje prokurorinë dhe je i pastër ?A