Bilanci i koronavirusit në komunat e Kosovës, shkon në mbi 2 mijë numri i rasteve aktive

Aktuale

Bilanci i koronavirusit në komunat e Kosovës, shkon në mbi 2 mijë numri i rasteve aktive

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Dje në Kosovë janë konfirmuar 166 raste të reja me koronavirus.

Kështu, numri total i të infektuarve ka arritur në 17 mijë e 757 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 86 mijë e 98 mostra.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje njoftoi për edhe 55 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 34 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 62.

Dje në vendin tonë janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e çuar kështu në 621 numrin e viktimave.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 5 mijë e 692 raste, 82 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat