Haradinaj-Stublla bisedon me homologun kanadez, konfirmohet miqësia mes dy vendeve

Aktuale

Haradinaj-Stublla bisedon me homologun kanadez, konfirmohet miqësia mes dy vendeve

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 17:56
Meliza Haradinaj-Stublla dhe Phillipe Champagne

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një telefonatë me homologun kanadez, François-Phillipe Champagne.

Sipas saj, ministri Champagne e ka konfirmuar miqësinë e qëndrueshme mes Kosovës dhe Kanadasë.

“Kosova dhe populli i saj kanë gëzuar gjithmonë mbështetjen e Kanadasë në të gjitha proceset tona të rëndësishme”.

“Në një telefonatë shumë miqësore me Ministrin e Jashtëm të Kanadasë Z. François-Phillipe Champagne theksova rëndësinë e lartë që Kosova i kushton lidhjes TransAtlantike, duke shprehur mirënjohjen e lartë të Kosovës për miqësinë me Kanadanë”.

“Diskutuam momentumin e rëndësishëm të krijuar në rajon me Marrëveshjen e Zotimeve për Normalizim Ekonomik, aspiratën e Kosovës për integrim të plotë në strukturat Euro-Atlantike, si dhe situatën me pandeminë”.

“Ministri Champagne nga ana e tij më konfirmoi miqësinë e qëndrueshme mes Kosovës dhe Kanadasë, duke shprehur gadishmërinë për vazhduar përkrahjen edhe më substanciale për Kosovën dhe popullin e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat