Ky është numri i pacientëve që po trajtohen në Infektivë

Aktuale

Ky është numri i pacientëve që po trajtohen në Infektivë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Infektologu Izet Sadiku vlerëson se situata me pandeminë në Kosovë është ende e menaxhueshme.

Ai ka thënë se rastet po shtohen, gjë që është pritur dhe paralajmëruar, porse situata, sipas tij, është larg më e mirë se e shumë vendeve tjera.

Ai ka treguar se rreth 100 pacientë me koronavirus, apo 80 për qind e kapacitetit të Klinikës Infektive në Prishtinë është e mbushur dhe se ky numër mund të rritet, meqë po nis, siç e ka quajtur ai, periudha më delikate.

“Sikur që është pritur dhe paralajmëruar, jo vetëm në Kosovë, me fillimin e vjeshtës janë rritur rastet dhe kjo është duke ndodhur në krejt vendet evropiane. Kemi pa një rritje shumë të madhe, por që është ende e menaxhueshme në Kosovë. Kosova vazhdon të jetë një prej vendeve më numrin më të vogël të rasteve. Sipas një analize, në dy javët e fundit jemi mes pesë vendeve që kemi pasur numrin më të vogël për 100 mijë banorë. Mirëpo në javën e fundit edhe te ne ka pasur rritje dhe në Klinikën Infektive kemi rreth 100 pacientë të hospitalizuar dhe gati 80 për qind e kapaciteteve janë të mbushur me pacientë. Diku 50 për qind janë me oksigjeno-terapi. Një falënderim i madh për të gjithë kolegët që kanë punuar preh fillimit të pandemisë. Tash po hyjmë në një periudhë që do të jetë më delikatja e kësaj pandemie”, ka vlerësuar Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat