Komentohen emrat e kandidatëve të përfolur për president

Aktuale

Komentohen emrat e kandidatëve të përfolur për president

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 00:54
Hashim Thaçi

Analistët  kanë komentuar emrat e personave të lakuar si kandidat të mundshëm për të parin e vendit.

Visar Ymeri thotë se LDK-ja ka probleme me Qosjen prej shumë vitesh dhe sipas tij kjo më nuk është surprizë.

“Është interesante sjellja e Arban Abrashit që të le sa më shumë opsione hapur [kur i vendosi vetëm Qosjes vijat e kuqe për president]. Kjo e reflekton disponimin brenda partisë që LDK dëshiron të mbajë pozitën e kryeministrit dhe se janë të gatshëm të votojnë kandidatët tjerë për president”, deklaroi Visar Ymeri.

Astrit Gashi thotë se është karakteristike që LDK-ja [Arban Abrashi] për herë të parë nuk vendos vija të kuqe për PDK-në. “Zakonisht LDK-ja vendos vija të kuqe për PDK-në dhe në fund çfarë del, del”, deklaroi Astrit Gashi.

Nga ana tjetër Armend Muja thotë se LDK-ja tashmë e ka zëvendësuar figurën e Hashim Thaçit me atë të Rexhep Qosjes kur vjen në pyetje mobilizimi i elektoratit.

“Rexhep Qosja është e vërtet që ka qenë i ashpër ndaj LDK-së, por në nivel të ideve e jo siç ka qenë Hashim Thaçi…Është e ultë të elektrifikohet elektorati me Rexhep Qosjen. Të bëhet “kokë turku” Qosja për t’iu nënshtruar Hashim Thaçit është e ultë”, deklaroi Armend Muja.

Muja thotë se në bazë të disa zërave për LDK-në nga PDK-ja janë të pranueshëm si kandidatë të mundshëm për president Vlora Çitaku, Hajredin Kuçi e Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat