Ambasadori Minxhozi takohet me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë: Në fokus situata politike dhe ajo e pandemisë

Aktuale

Ambasadori Minxhozi takohet me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë: Në fokus situata politike dhe ajo e pandemisë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 20:01
Qemal Minxhozi dhe Philip J. Kosnett

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka pritur në takim ditën e sotme Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip J. Kosnett.

Mësohet se në takimin e kryer është diskutuar për situatën politike në Kosovë, si dhe për menaxhimin e pandemisë nga autoritetet kosovare, pas rritjes së shifrave në ditët e fundit.

Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë:

Ambasadori Minxhozi priti në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Sh. T. Z. Philip J. Kosnett.

Gjatë takimit, ata diskutuan rreth situatës politike në vend, si dhe lidhur me manaxhimin e situatës pandemike nga autoritetet kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat