Labinot Tahiri nuk beson se ka koronavirus, por i uron shërim të shpejtë Albin Kurtit

Aktuale

Labinot Tahiri nuk beson se ka koronavirus, por i uron shërim të shpejtë Albin Kurtit

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:46
Labinot Tahiri

Ish-deputeti Labinot Tahiri i ka uruar shërim të shpejtë kreut të VV-së, Albin Kurtit, pasi ky i fundit u infektua me COVID-19.

Tahiri i cili nuk beson se virusi ekziston, ka shkruar në facebook se uron që Kurti ta kalojë lehtë këtë fazë.  

“Sa i përket lidhur me shëndetin që e ka në këto momente i uroj shërim sa më të shpejtë dhe ta kalojë lehtë këtë fazë. Nuk po shkruaj lidhur me kovidin, se ju e dini trunin tim sa i përket asaj pjese”, ka shkruar Tahiri.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, sot ka njoftuar se të martën është testuar për COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv.

Postimi i plotë

Përshëndetje qytetarë të dashur!

Dëgjova se Lideri i VV-së Albin Kurti ka dalë pozitiv!

Ai është pozitiv gjithmonë në sytë e qytetarëve dhe njerëzve të pa korruptuar, kurse negativ do të mbetët gjithmonë për ata që vjedhin shtetin dhe të korruptuarit!

Sa i përket lidhur me shëndetin që e ka në këto momente i uroj shërim sa më të shpejtë dhe ta kaloj lehtë këtë fazë.

Nuk po shkruaj lidhur me kovidin, se ju e dini trunin tim sa i përket asaj pjese!

Shihemi për të mirë LIDER i shumicës shqiptare në vend.

Me respekt, Labinot Tahiri , Kosovë e Shqipërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat