Policia konfirmon aksidentin në të cilin ish-deputeti i PDK-së goditi një grua me makinë

Aktuale

Policia konfirmon aksidentin në të cilin ish-deputeti i PDK-së goditi një grua me makinë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:22
Ramë Buja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti  dhe një këmbësori.

“Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër), e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se me rastin po merren njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës.

Personi që ka shkelë të moshuarën është ish-deputeti i PDK-së, Ramë Bujë, i cili momentalisht profesor në Kolegjin AAB. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat