Pse u lirua Dervish “Milici”?

Aktuale

Pse u lirua Dervish “Milici”?

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:09
Forcat serbe

Me 26 tetor, banorëve të Klinës u erdhi një lajm që nuk e prisnin.

Ajo që nuk ishte lirimi nga paraburgimi i ish- policit të para luftës Dervish Krasniqi, që disa nga klinasit pretendojnë se i njëjti i kishte malltretuar sa ishte në uniformë.

Por, vendimin e Gjykatës Themelore, e arsyeton avokati mbrojtës, i cili thotë se klienti i tij nuk ishte fare aktiv në kohën për të cilat dyshohet. Sipas Asdren Bytyqit: “Nga viti 1995 i njëjti nuk ka ushtruar funksionin e policit sepse është degraduar nga pozita nga komandanti serb i stacionit”.

E në 1998, sipas Bytyqit, Krasniqi kishte shkuar në pension të parakohshëm, derisa veprat për çka pretendohet se i kreu, kishin ndodhur më 1999.

Avokati, thotë se Gjykatës ia kanë paraqitur 22 prova mjekësore, tetë dëshmitarë dhe dy mjekë të gjallë, për ta dëshmuar pafajësinë e Krasniqit, derisa për vërtetësinë e deklarimeve të banorëve ka dyshime.  Meqë, sipas tij “Po të kishin qenë të vërteta Prokuroria do ti merrte si të mirëqena”.

Megjithatë, lënda e personit, i cili sipas palës mbrojtëse, jeton në Klinë, ende nuk ka përfunduar.

Dervish “Milicit” ishte arrestuar për krime lufte me 2 tetor ku qëndroi në paraburgim prej asaj dite deri më 26 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat