Ish-ambasadori shqiptar: Hoti të pranojë se është antiamerikan dhe të japë dorëheqje

Aktuale

Ish-ambasadori shqiptar: Hoti të pranojë se është antiamerikan dhe të japë dorëheqje

Nga: A.Zh Më: 28 tetor 2020 Në ora: 22:10
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, ka thënë se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, duhet të pranojë se është antiamerikan. Ai ka kërkuar nga Hoti që të japë dorëheqje me qeverinë që ai drejton, përcjell Bota sot.

Reagimi i Laukës vjen, pasi kryeministri Hoti, nuk ka komentuar sot deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili e quajti gabim vendimin e qeverisë për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion.

Reagimi i plotë i Laukës në Facebook:

Antiamerikani Avdullah Hoti

Sot, kryeministri Avdullah Hoti, u shpreh se nuk e komenton deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili e quajti gabim vendimin e qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion.

Të gjithë e mbajnë mend që, kur një tjetër ambasador amerikan, Richard Grenelli, e pati vlerësuar si të gabuar refuzimin e ish-kryeministrit Albin Kurti, për të hequr menjëherë tarifën 100 % dhe reciprocitetin me Serbinë, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit e koalicionit të sotëm qeveritar, jo vetëm e komentuan atë, por u ngritën kundër Kurtit dhe e shkarkuan si antiamerikan.

Në bazë të këtij standardi, të vendosur me 25 mars 2020, Hoti duhet të pranojë se është antiamerikan dhe të japë dorëheqje bashkë me qeverinë që kryeson. Ose, të pranojë publikisht se zbaton dy standarde dhe të vendosin qytetarët e Kosovës për të dhe qeverinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat