Reagon Sindikata e Infermierëve ndaj Qeverisë dhe MSH-së: Është ofenduese që infermierët të marrin 150 euro

Aktuale

Reagon Sindikata e Infermierëve ndaj Qeverisë dhe MSH-së: Është ofenduese që infermierët të marrin 150 euro

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:36
Foto Ilustrim

Sindikata e infermierëve të Kosovës, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë të cilët sot kanë arritur një marrëveshje me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, për kryerjen e pagesave shtesë për punëtorët shëndetësorë.

Sipas reagimit të tyre, thuhet se infermierët ndihen të diskriminuar nga kjo marrëveshje.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës ndihet e indinjuar me vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me diskriminimin që iu është bërë infermierëve në shtesat bazuar në Ligjin anti COVID. Duke mos dashur që të nënvlerësojmë punën e mjekut i cili në bazë të marrëveshjes përfiton 250€ në muaj, 150€ për infermierin duke e ditur punën, angazhimin dhe sakrificën e infermierit në raport me pacientin, kujdesin kontinual 24h për pacientin, dhënien e shërbimeve në çdo kohë, ne si Sindikatë e konsiderojmë diskriminuese si dhe mos vlerësim të profesionit, punës dhe angazhimit të infermierit”, thuhet në reagim.

Tutje Sindikata e Infermierëve të Kosovës, i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të rishqyrtojnë marrëveshjen, pasi siç thonë ata kjo marrëveshje është ofenduese për komunitetin e infermierëve, mamive dhe profesionistëve shëndetësor.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të rishqyrtojnë urgjentisht marrëveshjen me akterët e involvuar pasi kjo marrëveshje është ofenduese për komunitetin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor e cila tregon vlerësim joreal të punës së infermierit në periudhën në të cilën po kalon vendi ynë. Sindikata e Infermierëve të Kosovës pas takimit me kryesinë e Sindikatës do dal me njoftimin mbi veprimet sindikale që do ndërmarrim në shenjë pakënaqësie ndaj kësaj marrëveshje diskriminuese”, thuhet tutje në reagimin e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, për kryerjen e pagesave shtesë për punëtorët shëndetësorë.

Kjo është arritur në një takim që ka pasur kryeministri Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të udhëhequr nga kryetari Blerim Syla, së bashku me nënkryetarët Blerim Delija dhe Xhemajl Selmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat