Szunyog viziton Grupin Parlamentar të AAK-së

Aktuale

Szunyog viziton Grupin Parlamentar të AAK-së

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:10
Foto nga takimi

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar një vizitë në Grupin Parlamentar të AAK-së.

“Gjatë takimit u diskutua për çështjet që ndërlidhen me agjendën evropiane, të gjeturat e Raportit të Progresit, rolin e Kuvendit të Kosovës në implementimin e ligjeve dhe angazhimin e deputetëve në mbikqyrjen e Qeverisë për sektorin e sundimit të ligjit dhe procesin legjislativ, liberalizimin e vizave dhe për projektet kapitale që po gjejnë mbështetje nga BE-ja, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Zyrës së BE-së dhe grupit parlamentar të AAK-së”, thuhet në kumtesë.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Haradinaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe u zotua që do të jenë të hapur dhe bashkëpunues ndaj rolit të BE-së dhe ambasadorit Tomáš Szunyog”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat