Hoti shpreh ngushëllime pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mula

Aktuale

Hoti shpreh ngushëllime pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mula

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 08:17
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mula.

Hoti në Facebook ka shkruar se lajmin për ndarjen nga jeta të Mulës e ka pritur me pikëllim të madh.

“Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh shqiptar, Avni Mula”, ka shkruar ai.

Kryeministri i ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Ngushëllime të sinqerta Inva Mulës, të gjithë familjes dhe komunitetit të artistëve. Vepra e çmuar e kompozitorit dhe baritonit tonë, do të jetojë gjatë edhe për brezat që do të vijnë”, ka shkruar Hoti.

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh shqiptar, Avni Mula. Ngushëllime të sinqerta Inva...

Posted by Avdullah Hoti on Friday, October 30, 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat