Zemaj viziton gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Aktuale

Zemaj viziton gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Nga: A.Z Më: 30 tetor 2020 Në ora: 13:55
foto nga vendi ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, përmesë një postimi në Facebook ka thënë se zonjat të cilat i takova sot janë këto të cilat triumfojnë karshi sfidës së rëndë, kancerit të gjirit, përcjell “Bota sot”.

Më tej ka shtuar se jemi të përkushtuar që t’i mbështesim të gjtiha procedurat për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe trajtimin e tij, duke e përfshirë edhe shtimin e stafit, pajisjeve dhe medikamentet për trajtimin e sëmundjes tinëzare.

Postimi i plotë:

Zonjat e nderura të cilat i takova sot, janë heroina të vërteta. Janë këto dhe shumë si këto që triumfojnë karshi sfidës së rëndë, kancerit të gjirit.

Në asnjë moment nuk guxojmë ta nënçmojmë as më të voglën shenjë të sëmundjes së mundshme, andaj sa më të vëmendshëm jemi ndaj vetes, kancerin e gjirit mund ta mundim. Kontrolli sistematik e ndihmon identifikimin e hershëm, kjo është rruga më e sigurt për fitore.

Jemi të përkushtuar që t’i mbështesim të gjitha procedurat për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe trajtimin e tij, sikundër shtimin e stafit, pajisjeve dhe medikamentet për trajtimin e sëmundjes tinëzare. Të patejkalueshme janë Mamografia, Ekzaminimi klinik sistematik dhe Vetëdijesimi personal.

Sot po përmbyllet Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, por angazhimi dhe përkushtimi jonë do të vazhdojë gjatë 12 muajve të vitit. Nëna, motra, bashkëshorte, ju kurrë nuk do të jeni vetëm në luftën kundër kancerit të gjirit.

I falënderoj mjekët, infermieret dhe gjithë stafin e Klinikës së Onkologjisë në QKUK të cilët po bëjnë punë shumë profesionalionale në çdo situat .

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat