Deputeti Taulant Kryeziu pozitiv me koronavirus

Aktuale

Deputeti Taulant Kryeziu pozitiv me koronavirus

Nga: D.RR Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:48
Taulant Kryeziu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan “Bota sot”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kryeziu në një postim në Facebook, ku thotë se pozitiv ka dalë edhe gruaja e tij.

Ai ka thënë se do të qëndrojnë në vetizolim sipas këshillave të IKSHPK-së.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Pas disa simptomave që kisha në fillim të kësaj jave, të mërkuren së bashku me Sarandën jemi testuar për COVID-19, dhe sot jemi njoftuar se kemi rezultuar pozitiv.

Do vazhdojmë të qëndrojmë në vetizolim sipas këshillave të IKSHPK-së.

Shëndet për të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat