Selimi thotë se s’ka krisje në koalicionin me LDK-në

Aktuale

Selimi thotë se s’ka krisje në koalicionin me LDK-në

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:25
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se nuk ka krisje të partneritetit qeverisës me LDK’në. Ai thotë se ka vetëm debat dhe diskutime për çështje të ndryshme.

Sipas Selimit sa i përket dialogut AAK ka paraqitë shqetësimin për mundësinë e rrëshqitjes në dialog teknik, ndërsa për postin e presidentit nuk voton asnjë kandidat tjetër përveç Haradinajt.

“Çdo mospajtim që e kemi pas e kemi thënë edhe publikisht, sepse ne si Aleancë mendojmë se edhe publiku duhet të jetë pjesë e këtij debati dhe diskutimi’, tha Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat