Eksperti nga Amerika iu bën thirrje Hotit, Osmanit, Zemajt e Ahmetit: Qëndrimi duarkryq do bëj vrasje të dhimbshme të popullsisë

Aktuale

Eksperti nga Amerika iu bën thirrje Hotit, Osmanit, Zemajt e Ahmetit: Qëndrimi duarkryq do bëj vrasje të dhimbshme të popullsisë

Nga: H.O. Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:48
Ilustrim/ QKUK

Bleron Baraliu nga Amerika në një postim të tij në Facebook ka bërë thirrje qeverisë dhe zyrtarëve tjerë politikë në vend për vigjilencë dhe veprim sa i përket menaxhimit të pandemisë në Kosovë.

Ai ka ofruar këshilla e tij, informacionet dhe ndihmën e tij dhe atyre me përvojë të praktikuar në Neë York.

Ai ndër të tjerë duke iu drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti, kryeparlamentares Vjosa Osmani, Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit thotë se qëndrimi duarkryq do të përbënte vrasje të dhimbshme të popullsisë.

Postimi i plotë:

Thirrje qeverise per vigjilence dhe veprim

Ne postimin e meparme paraqita nje analize numerike mbi prevalencen e Covidne Ks .  Ketu po dua te shtoj se ne ritmin e tanishem se paku mund te dyfishohen vdekjet deri ne pranvere.  Prandaj qeveria duhet te marr masa te rrepta por te mencura.

Jo mbyllje totale, por testim agresiv, izolim te shperthimeve, dhe adaptim te shpejte te protkollit me efektiv deri tani - qe perfshin barera te sprovuara ne zonat me incidence te larte, si ne NY. 

Nese keni nevoje per keshilla, info, apo ndihmese, ketu na keni - dhe jo vetem mua, por edhe disa te tjere me pervoje te dalluar me kete pandemi te rrezikshme gjate praktimikit te tyre ne NY.  Qendrimi duarkryq eshte i papranueshem, do te perbente vrasje te dhimbshme te popullsise ne fakt.  Ju lutem ta ngrisni vemendjen me urgjence.

Avdullah Hoti Vjosa R. Osmani, Armend Zemaj, Shpend A. Ahmeti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat