Ish-kandidati për deputet nga VV-ja “godet” partinë e Albin Kurtit: Fitorja e LDK-së do të jetë bindëse!

Aktuale

Ish-kandidati për deputet nga VV-ja “godet” partinë e Albin Kurtit: Fitorja e LDK-së do të jetë bindëse!

Nga: N. H Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 17:08
Albin Kurti

Është kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit kandidoi për postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës në listë me Lëvizjes Vetëvendosje, i cili sot ka vizituar ushtruesin e detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, dhe drejtorin e Bujqësisë, Vezir Januzi.

Islami përmes një shkrimi në Facebook, thotë se ka përgëzuar Rudarin për punët që ka bërë gjatë këtyre muajve si i pari i Podujevës.

Ndërsa, konsideron se fitorja e LDK-së, përkatësisht e së djathtës, do të jetë plebishitare dhe shumë bindëse në zgjedhjet që pritet të mbahen në këtë komunë në fund të muajit.

Ja shkrimi i tij:

Sot takova ushtruesin e detyrës së kryetarit të Podujevës, z. Nexhmi Rudarin dhe drejtorin e bujqësisë, z. Vezir Januzin, ku si partnerë koalicioni iu dhashë mbështetje të pakufizuar për mandatin e ardhshëm në krye të komunës sonë.

Z. Rudari e përgëzova për punët që ka bërë gjatë këtyre muajve si i pari i Podujevës, ndërsa konkluduam njëzëri se fitorja e LDK-së, përkatësisht e së djathtës do të jetë plebishitare dhe shumë bindëse, aq sa do t’i bindim se majtistët nuk mund të fitojnë besimin e qytetarëve.

Llapi është kockë e pathyer e të djathtës!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat