Vajza e Jakup Krasniqit reagon ashpër ndaj deputetëve të PDK-së që e votuan Specialen

Aktuale

Vajza e Jakup Krasniqit reagon ashpër ndaj deputetëve të PDK-së që e votuan Specialen

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 09:17
EULEX tek shtëpia e Jakup Krasniqit

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka reaguar pas aksionit që Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen në shtëpinë e tyre.

Ajo ka përmendur emrat e ish-bashkëpartiakëve të Krasniqit, që e kanë votuar Specialen, duke i quajtur deputetë të dështuar, të shitur e të ndryrë, derisa i ka pyetur edhe se si po ndihen me pamjet nga ky aksion.

“Ish-bashkepartiak te babit, deputet te legjislatures me te deshtuar, deputet te deshtuar, te shitur e te ndyre. A po ju pelqejn keto pamje, si po ndiheni me keto pamje?”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin që po zhvillon Zyra e Prokurorit të Specializuar në disa lokacione në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat