Haziri reagon ashpër: Përgjigjen e gjeni në fotografinë e Berianës që tmerroi botën, e Rilindit që nuk ia di as varrin e babit...

Aktuale

Haziri reagon ashpër: Përgjigjen e gjeni në fotografinë e Berianës që tmerroi botën, e Rilindit që nuk ia di as varrin e babit...

Nga: P.R Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 22:18
Fotografia e Beriane Mustafës, e publikuar nga Getty Images

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale në Kosovë, ku Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit iu konfirmua aktakuza.

“Është mirë ta pyesim vetën: Pse erdhëm në këtë moment ? Ndoshta. përgjegjjen mund ta gjenjmë në atë fotografinë Beriana Mustafës që e tmerroi botën nga dhimbia për baban e vrarë në ditët e para të lirisë, vetëm e vetëm se nuk ishte në taborrin e njejtë, si babi i Endritit dhe të “clirimtarëve” të tjerë, edhe pse qëllimin e kishit të njejtë, lirinë e Kosovës, së paku ky qëllimi sublim i gazetarit dhe publicistit Xhemajl Mustafa”, ka shkruar Haziri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

VEC DREJTESI !

E drejtë e së cilit të solidarizohet më fëmijet e këtyre që tashmë shkuan për tu përballë me drejtësinë në Gjykatën Speciale, dhe më të tjerët që do shkojnë në ditët në vazhdim. Solidarizohuni me Endritin, mbështeteni në këtë moment jo të mirë për të, e ka babë Hashimin, merizia e tij është legjitime.

Por, është mirë ta pyesim vetën: Pse erdhëm në këtë moment ? Ndoshta. përgjegjjen mund ta gjenjmë në atë fotografinë Beriana Mustafës që e tmerroi botën nga dhimbia për baban e vrarë në ditët e para të lirisë, vetëm e vetëm se nuk ishte në taborrin e njejtë, si babi i Endritit dhe të “clirimtarëve” të tjerë, edhe pse qëllimin e kishit të njejtë, lirinë e Kosovës, së paku ky qëllimi sublim i gazetarit dhe publicistit Xhemajl Mustafa.

Në atë kohë nuk ishte Serbia në Kosovë, por ne ishim t’ligë, u dorzuam dhe të paguximshëm për të kërkuar drejtësi, nuk u solidarizuam me Berianën dhe këtë solidaritet ta kthenim në këmbngulje për të kërkuar drejtësi dhe dënim për ata që e përgjakën lirinë.

Por jo vetëm me Berianën, ne nuk u solidarizuam as me fëmijet e Enver Malokut, Rilindin e Ismail Berbatovcit, i cili nuk ia di as varrin e babit, me fëmijet Haki Imerit, me familjen e Ismet Rrahmanit, as me Trimen e Smajl Hajdarajt, e shumë e shumë fëmije te tjerë të personaliteteve të tjerë të vrarë në kohë lufte dhe pas saj, por edhe me viktima të tjerë civile,pamarrëparasyshë nacionalitetin e tyre.

Sikur të kishim më shumë vëmendje ndaj ketyrë fëmijeve dhe familjeve të viktimave, dhe guximin për t’u sjellur së paku drejtësi, pasi viktimat nuk mund të kthehen në jetë, nuk do të ishim, nuk do ta përjetonim këtë moment.

Por ata që e penguan dhe e mohuan drejtësinë këtyre fëmijëve, familjeve, viktimave për gjithë këto vite, sot morën udhën për tu ballafaquar me të, për fat të keq jo në Kosovë, por në Hagë, dhe vetëm kjo e fundit më bënë të ndjejë keqardhje që tregon paaftësinë tonë për bërë drejtësi. (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat