Albin Kurti asnjë reagim për aktakuzat e Speciales ndaj Thaçit e Veselit

Aktuale

Albin Kurti asnjë reagim për aktakuzat e Speciales ndaj Thaçit e Veselit

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 23:17
Albin Kurti

Sot Gjykata Speciale u bë e ditur se konfirmoi aktakuzën e ngritur ndaj tashmë ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, por dhe të tjerë figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga të gjithë liderët e taboreve politike kosovare, u panë reagime në lartësimin dhe mbrojtjen e vlerave të luftës së pjesëtarëve të UÇK-së.

Megjithatë një gjë të tillë nuk e bëri kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk pati asnjë reagim lidhur me shkuarjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale.

Por, kohë më parë, Albin Kurti, la të kuptojë sikur i ishte gëzuar aktakuzave të paraqitura nga Prokuroria e Specializuar.

Kurti madje e kishte goditur fort atëkohë Hashim Thaçin përmes një shkrimi duke i thënë se ai duhet të shkojë në Hagë në Gjykatën Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat