Pas 7 orësh, EULEX përfundon bastisjen në shtëpinë e Hashim Thaçit

Aktuale

Pas 7 orësh, EULEX përfundon bastisjen në shtëpinë e Hashim Thaçit

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 13:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 15:37) - Për më shumë se 7 orë, hetues të EULEX-it kanë qëndruar në shtëpinë e ish- presidentit Hashim Thaçi.

Të njejtit janë pozicionuar në shtëpinë e Thaçit që nga ora 8 e mëngjesit, me asistimin e Policisë së Kosovës.

Vlen të përmendim faktin se ditën e djeshme, ish- presidenti i vendit është transferuar për në Hagë së bashku me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, pas aktakuzave të konfirmuara nga Gjykata Speciale.

Vazhdon bastisja, shtohen hetuesit e EULEX-it në shtëpinë e Thaçit

Eulex që nga mëngjesi është duke bërë bastisje në shtëpisë e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Çagllavicë.

Para shtëpisë së Thaçit ndodhen veturat të EULEX dhe ato të Policisë së Kosovës.

Brenda në shtëpinë e Thaçit ndodhet edhe këshilltari i ish kreut të shtetit, Dastid Pallaska.

 EULEX ka nisur bastisjen e shtëpisë së ish presidentit Hashim Thaçi e cila ndodhet në Çagllavicë.

Është vëllai i ish Presidentit, Idrizi i cili është parë duke hyrë bashkë me pjesëtarët e EULEX-it në shtëpinë e ish Presidentit Thaçi.

***

 Ka filluar bastisja e shtëpisë së ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Çagllavicë. Para shtëpisë së Thaçit ndodhen veturat të EULEX dhe ato të Policisë së Kosovës.

I pranishëm është deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, por që nuk ka dashur të flas para kamerave.

Ai ka thënë se detaje mund t’i jap avokati i ish kreut të shtetit, Hashim Thaçi.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

***

Ka nisur tashmë bastisja e shtëpisë e ish presidentit të vendit Hashim Thaçit.

Ai tashmë ndodhet në Hagë, pasi iu është konfirmuar aktakuza ndaj tij nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar.

***

Vetura të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në mëngjesin e së premtes pranë shtëpisë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Një ditë pas transferimit të Thaçit në Hagë, policia e EULEX-it kanë zbarkuar në shtëpinë e Thaçit.

Aty gjendet edhe Policia e Kosovës.

Image
Policia e EULEX-it rrethojnë shtëpinë e Thaçit

Ndërkohë, në shtëpinë e Thaçit ka mbërrijtur edhe deputeti Abelard Tahiri, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit për vite të tëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat