Vjen alarmi nga Vetëvendosje: Milaim Zeka po terrorizon... Kërkohet që të publikohet deklarata ku “Znaçka” fyen rëndë Thaçin

Aktuale

Vjen alarmi nga Vetëvendosje: Milaim Zeka po terrorizon... Kërkohet që të publikohet deklarata ku “Znaçka” fyen rëndë Thaçin

Nga: N. H Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 14:32
Milaim Zeka dhe Hashim Thaçi

Për hapësirën që po i jepet Milaim Zekës në televizionin publik të Kosovës, kundër kësaj është paraqitur Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell “Bota sot”.

Ai alarmon se gazetari Zeka, i njohur në opinion si “znaçka”, po terrorizon opinionin publik në RTK (me taksa tona) duke u munduar të njollosë të gjithë.

Zogaj thotë se edhe le të vazhdon pasi nuk e shef kush RTK-në, por që thotë se është mirë kur po i nxjerrin këto videot në emisione ku shihet Zeka duke i njollosur njerëzit që s’janë prezent, të transmetohen edhe pamjet kur ish-deputeti i NISMA-s drejtonte akuza të rëndë për Hashim Thaçin, për të cilin thoshte madje se ka dëshirë ta shohë në burg.

Ja shkrimi i tij:

Ka kohë që Milaim Zeka po terrorizon opinionin publik në RTK (me taksa tona) duke u munduar të njollosë të gjithë... le të vazhdojë se nuk e shef kush RTK-në, veç kur po i nxjerrin këto videot në emisione për të njollosur njerëzit që s’janë prezent në studio, është mirë me e transmetu edhe videon ku Milaim Zeka thotë:

Kurrë nuk kisha votu kundër Gjykatës Speciale.... edhe sot me qenë (deputet) nuk kisha votu kundër Gjykatës, sepse...
SHUMË KAM QEJF ME E PA HASHIM THAÇIN NË BURG.

Paramendojeni, sot ky del në televizion publik e njollose njerëz në lidhje me këtë temë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat