Profesori Hamiti uron presidentin Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Aktuale

Profesori Hamiti uron presidentin Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 20:58
Muhamet Hamiti

Profesori Muhamet Hamiti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar presidentin e ardhshëm të Amerikës, Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Hamitit shkrimin e nisi duke treguar se Biden ishte 30-vjec senator dhe president u bë në moshën 78-vjece.

Biden sot mori +270 votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidenti i 46’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hamiti tha se tash mbetët të shihet nëse Biden do t’i realizojë praktikisht politikat e tij.

Postimi i plotë

Joe Biden senator në moshën 30 vjeçare, president 78 vjeç

Joe Biden është zgjedhur senator më 7 nëntor 1972, sot 48 vjet. Po sot, më 7 nëntor 2020, ish-senatori e ish-zëvendëspresidenti amerikan është shpallur efektivisht President i zgjedhur (President-elect) i Shteteve të Bashkuara. Në më pak se dy javë mbush 78 vjet. Mbas dy muajsh e gjysmë, më 21 janar 2021, e merr detyrën e Presidentit.

Një politikan që është në skenën kombëtare tash e një gjysmë shekulli, është zgjedhur presidenti më i moçëm amerikan në histori. Ka fituar numrin më të madh të votës popullore në histori. Megjithatë nuk ka fituar me shumicë dërmuese.

Ka pasur njerëz që e kanë problematizuar moshën e madhe të Joe Biden-it. Presidenti aktual Donald Trump është 74 vjeçar. Është zgjedhur në këtë detyrë 70 vjeç.

Në një shkrim botuar në fillim të vitit te “Foreign Affairs” Joe Biden-i shkruante se Amerika duhet të prijë sërish, duke akuzuar Trumpin se në kohën e tij kjo kishte munguar. Në të vërtetë, çangazhimi (disengagement) i SHBA-ve ka nisur në kohën e Presidencës së Barack Obama-s, në kohën kur Biden-i ishte zëvendëspresident. Të shohim nëse Presidenti i zgjedhur Biden do t’i bëjë vepër politikat e tij zgjedhore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat