Ky do jetë Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë

Aktuale

Ky do jetë Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 11:58
Michele Risi

Gjeneralmajor Michele Risi po kalon javën e fundit si Komandant i KFOR-it në Kosovë.

Javën e ardhshme ai do të zëvëndësohet nga gjeneralmajori, Franco Federici.

Ceremonia e ndërrimit të komandës midis komandantit të KFOR-it në largim dhe atij në ardhje do të mbahet, më 16 nëntor 2020, në kampin ”Film City”, në orën 10:30.

Për shkak të masave kufizuese të Covid-19, KFOR-i nuk do të jetë në gjendje këtë vit që të mirëpresë si zakonisht të gjithë operatorët e medieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat