Rrëfimi tronditës për vrasjen e Enver Malokut: “Ja kush i përpiloi listat për likuidimin e anëtarëve të LDK-së” – pamje rrëqethëse

Aktuale

Rrëfimi tronditës për vrasjen e Enver Malokut: “Ja kush i përpiloi listat për likuidimin e anëtarëve të LDK-së” – pamje rrëqethëse

Nga: N. H Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 16:59
Pamje nga varrimi i Enver Malokut

Vajza e aktivistit të LDK-së dhe shefit të ish-qendrës Informative të Kosovës (QIK), Enver Malokut, Doruntina, që tani është deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shihet teksa flet për vrasjen e babait të saj.

Ajo në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, deklaron se atë botë janë përpiluar shumë lista për likuidimin e figurave publike, kryesisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët i kontribuonin çështjes kombëtare.

Madje, siç edhe shihet në këto video, Maloku deklaron se shumë nga ato lista janë dërguar në emër të UÇK-së.

“Atë kohë përpiloheshin shumë lista për likuidimin e figurave publike, kryesisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët i kontribuonin çështjes kombëtare. Disa nga ato lista janë publikuar, e disa i posedojnë familjarët. Ato mbajnë emra, mbiemra dhe nënshkrime. Shumë nga ato lista janë dërguar në emër të UÇK-së”, deklaron në këtë intervistë Doruntina Maloku.

Enver Maloku i cili ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës, u vra më 11 janar 1999, në një kohë kur situata ishte mjaft e rënduar nga lufta.

Pak metra prej banesës së tij në përdhes të një blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës.

Mediat e huaja e kishin përcjellë me interes edhe funeralin e veprimtarit të LDK-së, i cili ka mërita të mëdha në informimin e publikut në një kohë mjaft të vështirë për Kosovën.

Kujtojmë se veprimtari dhe ish-kolumnisti i gazetës “Bota sot”, Enver Maloku u lind në fshatin Bradash të komunës së Podujevës më 2 shkurt 1954.

Shiko videon KËTU e cila po qarkullon në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat