Del video: Plot fyerje e... Ja çfarë thoshte Jakup Krasniqi për Ibrahim Rugovën në vitin 1999

Aktuale

Del video: Plot fyerje e... Ja çfarë thoshte Jakup Krasniqi për Ibrahim Rugovën në vitin 1999

Nga: P.R Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 22:32
Jakup Krasniqi

Ish zëdhënësi i UÇK-së dhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Jakup Krasniqi është arrestuar nga Gjykata Speciale, shkruan “Bota sot”.

Ndër tjerash, në aktakuzën e konfirmuar nga Gjykata Speciale, Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin akuzohen edhe për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së.

E në rrjetet sociale është publikuar një video, ku shihet Jakup Krasniqi më 10 mars të vitit 1999, ku thoshte fjalë të rënda për Presidentin historik, Ibrahim Rugova.

"Ka mundësi që ai në mënyrë të dhunshme, nga policia se gjoja e paska marr në mbrojtje, të kërkon ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi qarqet dhe objektet serbe, të cilën gjë e ka kërkuar për çdo të premte nja 8-9 vite. Si duket kërkesa është bërë ose nga frika ose nga presioni. Ai ka bërë një akt tepër të ligë e s’mund ta quaj tjetër përveç që një tradhti të lartë ndaj kombit dhe atdheut, dhe me paraqitjet e tij të fundit të tija, i ka marr vetes të drejtën për të përfaqësuar jo pos veç popullin shqiptar, por as vetveten, Të drejtën për të përfaqësuar popullin shqiptar se ka pas kurrë”, kishte thënë ndër tjerash Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat