Djali i Baton Haxhiut flet për të akuzuarit e Speciales: Këto janë meritat dhe gabimet e tyre

Aktuale

Djali i Baton Haxhiut flet për të akuzuarit e Speciales: Këto janë meritat dhe gabimet e tyre

Nga: H.O. Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 09:24
Andi Haxhiu

Andi Haxhiu. djali i gazetarit Baton Haxhiut në një postim të tij në Facebook ka komentuar akzuat që po bëhen ndaj Hashim Thaҫit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Ai shkruan se historia e Kosovës pa praninë dhe të bëmat e këtyre të katërve do të ishte e vakët dhe pa rrjedhojë logjike. Sipas tij, ata ndihmuan në ҫlirim kur Kosova s’ishte e lirë objektivisht.

Mirëpi, ai ka përmendur edhe disa gabime që ata kanë bërë. Sipas Haxhiut, “ka gabime në qeverisjet e tyre. Të mëdha e të vogëla. Të shpeshta e epizodike. Me pasoja afatgjate e afatshkurtër”.

Postimi i plotë:

Ju sfidoj ta shpjegoni historine e Republikes se Kosoves pa Ushtrine Clirimtare te Kosoves?!

Ose, shpjegojeni historine e UCK-se pa Thacin, Selimin, Veselin, Haradinajtë, Limajn, e krejt te tjeret.

Shpjegojeni rrugetimin politik per shtetesine e Kosoves pa këta njerez, politikisht e historikisht?

Edhe nese tentoni ta bëni, trajektorja e shtetesise se Kosoves nuk ka kuptim pa UCK-ne. UCK s’ka kuptim pa Shtabin Drejtues dhe Udheheqesin Politik te saj! Ky shtet nuk shpjegohet pa luften, pa Rambujen, pa Negociatat e Vienes, pa shpalljen e pavaresise se saj, dhe pa heqjen e mbikqyrjes se pavaresise.

Studimet me kane mesuar se lideret politik, kushdo qofshin ata, gjykohen ndryshe ne kohen kur udheheqin, e ndryshe ne raport me rendesine e tyre ne histori. Keshtuqe, te jeni te bindur se pa keta emra, historia e Kosoves eshte edhe e vaket edhe pa rrjedhoje logjike.

PO, ka gabime ne qeverisjet e tyre. Te medha e te vogela. Te shpeshta e epizodike. Me pasoja afatgjate e afatshkurter. Por, shpesh harrojme se pa rezistencen e tyre, ndoshta edhe s’do te kishim mundesi te kritikonim shqiptarët per menyren se si qeverisin. Ndoshta edhe nuk do te kishim Republiken e Kosoves, shtetin demokratik e sovran qe, me gjithe te keqijat e te mirat, sot e gezojme!

Por, edhe kam kuptuar se inatet ditore dhe polarizimet shoqerore e politike mjegullojne, jo rralle-herë, gjykimin e politikaneve dhe raportin e tyre me shtetin e historine. Frustrimet e dites se sotme, nuk duhen te behen arsye per mungese empatie.

Megjithate, pavaresisht gjithckaje, jam shume i lumtur qe sot ka plot te tille qe qajnë e plot te tillë qe qeshin per fatin e lidereve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Kjo me bën të kuptoj qe, pavaresisht gjithckaje, ata kane kontribuar qe ky shtet të frymoj, mendoj, dhe te ndihet i lirë. I lire per te kritikuar e sharë. I lire edhe per te glorifikuar.

Duke i dashte ose mos-dashte, ata jane te m’veshur, mes shume epitetesh te mira e te keqija, edhe me epitetin clirimitarë. Sepse ata ndihmuan ne clirim kur Kosova s’ishte e lire objektivisht. Dhe s’ka asgje me te shenjte se liria! E shenjte mbetet, edhe nese ajo liri perkthehet ne perbuzjen dhe perqeshjen e atyre qe luftuan ne zevendesimin e roberise me liri!

I uroj secilit, pa perjashtim, te dali faqebardhe ne betejen me (pa)drejtesine./Bota sot

Ju sfidoj ta shpjegoni historine e Republikes se Kosoves pa Ushtrine Clirimtare te Kosoves?! Ose, shpjegojeni historine...

Posted by Andi B. Haxhiu on Thursday, 5 November 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat