Kryeministri Hoti takoi përfaqësuesit e komunitetit të biznesit

Aktuale

Kryeministri Hoti takoi përfaqësuesit e komunitetit të biznesit

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 11:27
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, takoi përfaqësuesit e komunitetit të biznesit.

Takimi kishte karakter konsultativ dhe informues, para masave të reja për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19,  të cilat sot pritet të bëhen publike.

Masat e  reja janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në përputhje me protokollet e përdorura në vende te BE-së, konform gjendjes pandemike në vend.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit e falënderuan Kryeministrin Hoti për mbështetjen e deritanishme financiare, në vlerë prej 60 milionë euro dhe shprehën mirëkuptim për masat e reja. Por nënvizuan nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Qeverisë për këtë komunitet.

Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të punës së Grupit Koordinues për të menaxhuar situatën me pandeminë Covid 19, në të cilin pjesëmarrës janë odat ekonomike, anëtarë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat